Policia e Durrësit ka njoftuar sot se një 35-vjeçar është gjendur pa shenja jete në Pjezë Shijak. Viktima është shtetasi Ermal Shaliu. Shaliu, që ishte kthyer dy ditë më parë nga Gjermania, u kërkua nga familjarët në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24 të autores Evis Ahmeti. Pas marrjes së lajmit të trishtë të humbjes së jetës së të riut nga Gramshi, ka reaguar edhe faqja zyrtare e emisionit “Me Zemër të Hapur”. Në reagim, thuhet se 35-vjeçari kishte lënë takim me një mjek psikiatër në Tiranë, pas problemeve me shëndetin mendor.

 

“U kërkua në studion e emisionit me “Zemër të Hapur”nga familjarët në një transmetim maratonë 35 vjeçari Ermal Shaliu, ku të afërm dhe familjar u shprehën se Ermali kishte vetëm dy ditë që ishte kthyer nga Gjermania sepse familjarët i kishin lënë një takim me një mjek psikiatër, pasi familjarët pretendonin se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor. Fatkeqësisht për fat të keq është gjetur i pajetë në fshatin Pjezë, Shijak. Saliu ishte shpallur në kërkim pasi ishte larguar nga banesa të martën në mëngjes, është gjetur rreth orës 19:00 të mbrëmjes së sotme.

Sipas uniformave blu, trupin e tij e kanë gjetur në fshatin Pjezë, dhe hetimet paraprake dyshojnë për një vetëvrasje. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Emisioni me “Zemër të Hapur” i shpreh ngushllimet më të sinqerta familjes së Ermalit… Shpirti i tij u prehtë në paqe”, thuhet në reagimin në faqen zyrtare të emisionit.

Rrëfimi i kushëririt të 35-vjeçarit në studion e “Me Zemër të Hapur”:

Në Shqipëri kishte ardhur për të takuar psikiatrin. Kishte me vete vetëm para xhepi. Mund të kishte prsh 20 mijë lekë të vjetra. Edhe shokët i ka në Gjermani. Shokët thjesht janë në Gjermani, na kanë deklaruar se nuk dinë gjë. Nuk besoj se ka ikur jashtë shtetit, pasi ai nuk ka pasaportë.

Nuk ka ikur as nga Rinasi. Nuk kemi informacione në lidhje me jetën e tij personale. Për të shkuar në Gjermani si emigrant, e kishte ndihmuar familja. Kishte probleme depresive, kohët e fundit shfaqi halucinacione. Mjeku psikiatër ku do shkonte u zgjodh nga familjarët. Mund të ketë pasur ndonjë problem në Gjermani, këtë nuk e dimë, sepse ishte tip i mbyllur e nuk tregonte.

Ai ishte tip i mbyllur, doli për kafe dhe më pas nuk u kthye më. Kishte një vit e gjysmë që punonte në Gjermani, punonte inxhinier elektrik. Ka qenë tip i mbyllur dhe nuk kishte shumë shoqëri. Kishim lënë takim dje me psikiatren. Iku në Gjermani për jetë më të mirë. Edhe në Shqipëri ka punuar elektricist e inxhinier elektrik në firma të mira. Prindërit i ka në Greqi. Familja e tij jeton 6-7 vite në Greqi. Ermali ka jetuar vetëm në Tiranë. Edhe motra e tij jeton në Tiranë. Kur ka ardhur na ka takuar ne që e kemi më të afërt, Ka fjetur tek unë. Sikur ishte mbyllur edhe më tepër nga se ka qenë më parë.

Në mëngjes më tha do pi kafe e nuk e prisja që nuk do kthehej. Ermali nuk ka as telefon me vete, e ka lënë në shtëpi. Dokumentet i ka lënë në shtëpi. Kafen e ka pirë për herë të fundit pranë Brrylit. Edhe kamerieri e kishte fiksuar. Ai tha piu kafe e iku. Nuk është se fliste, por nuk ka shprehur shqetësim. Ishte tip i mbyllur, por nuk ishte i dhunshëm. Ne kemi informuar policinë. Kishim lënë takim me psikiatrin pasdite. Ai kishte arritur nga Gjermania për një kontroll tek psikiatri. Nuk done të takonte psikiatrin. Atë ditë ishte i veshur sportiv.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb