PRISHTINE- Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke shprehur ngushëllimet për vdekjen e parakohshme të basketbollistit, Gazmend Sinani gjatë një aksidenti rrugor, zbulon edhe një detaje të trishtë. Sipas Haradinajt, Sinani po festonte ditëlindjen e 27-të.

“Tronditës lajmi për vdekjen tragjike të anëtarit të përfaqësueses sonë në basketboll, Gazmend Sinani, i cili po festonte ditëlindjen. Familjes Sinani, miqve dhe FBK-së ngushëllimet më të sinqerta, kurse të lënduarve Granitit, Fisnikut, Altinit dhe Kujtimit u dëshiroj shërim të shpejtë”, ka shkruar kryeministri.

Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Gjakovës. Bashkë më Sinanin, në aksident në aksident janë përfshirë edhe disa sportistë të tjerë. Sinani u nda nga jeta në një moshë të re 27 vite dhe ishte pjesë e Përfaqësueses së Kosovës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb