RUSI

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një cirk në Rusi, ku një trajner u mbyt nga gjarpri i llojit piton përpara fëmijëve. Pitoni e kishte mbështjellë trajnerin, derisa e mbyti.

Shefi i cirkut nuk kuptoi asgjë fillimisht. Gjithashtu, as fëmijët nuk e kuptuan. Të gjithë menduan se e gjitha ishte shaka e trajnerit, pasi ai shpesh luante me gjarprin. Mirëpo, këtë herë gjithçka ishte e vërtetë dhe tragjike, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Pak më vonë, kur trajneri po jepte shpirt, u kuptua se diçka nuk shkonte. Mediat ruse kanë shkruar se trajneri për fat të keq ishte mbytur nga gjarpri dhe se edhe ndërhyrja e mjekëve nuk ka bërë dot asgjë.

https://youtu.be/6p7Fe207-pM

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb