ZVICËR

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zvicër, me protagonistë shqiptarët. Një nënë e katër fëmijëve u vra nga bashkëshorti i dhunshëm në apartament, pasi ia kishte kërkuar divorcin.

Mediat zvicerane shkruajnë se Luiza 34 vjeçe është viktimë e ngjarjes që ka tronditur komunitetin shqiptar që jeton në shtetin zviceran. Luiza kishte heshtur për një kohë të gjatë. Për vite të tëra, burri i saj Ilir B. e kishte rrahur, kishte abuzuar me të dhe i kishte ushtruar presion të vazhdueshëm, deri në vrasjen e saj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Luiza kishte shpresuar se situata do të bëhej më mirë, pasi vetë Ilir B. i kishte premtuar se nuk do ta dhunonte. Banorët e zonës kanë treguar se Luiza kishte kohë që nuk jetonte me bashkëshortin, por në një apartament bashkë me fëmijët e saj. Ajo kishte marrë edhe urdhër-mbrojtje nga bashkëshorti, që edhe pas kësaj vazhdonte sërish ta kërcënonte.

Ilir B. shkoi në banesën e Luizës dhe e vrau atë. Ai e goditi disa herë me thikë, duke mbuluar apartamentin plot gjurmë gjaku. Luiza kishte marrë plagë dhe prerje me thikë në tërë trupin. Të afërmit dhe policia thanë se Ilir B. duhet ta ketë qëlluar shumë herë gruan, derisa ajo ka ndërruar jetë. Thuhet se ai e kishte mbyllur djalin aktual katër vjeçar në njërën nga dhomat para se të kryente aktin e pabesueshëm. Ilir B. i kishte kërcënuar edhe familjen, duke i thënë se nuk pranonte divorcin.

Dhuna në rritje ndaj grave te shqiptarët

Po bëhet rasti i dytë në pak javë që një shqiptar në Zvicër vret gruan e tij. Arsyeja? Të dyja donin që të ndahen nga burrat.

Ka dhunë në mbarë botën, por siç shkruan “Blick” e Zvicrës, shqiptarët kanë doke e zakone të trashëguara që shtrëngon mendjen e shumë burrave shqiptarë, duke dhunuar, poshtëruar, rrahur gratë në publik e deri në vrasjen e tyre. Sipas të ashtuquajturit “Kanun”, kanuni i Lekë Dukagjini, një princ i shekullit të 15-të, origjina e të cilit supozohet se daton nga koha para-romake dhe që është veçanërisht i përhapur në veri të Shqipërisë, gruaja nuk ka praktikisht asnjë të drejtë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb