Mira Markoviç, e veja e ish-presidentit serb Slobodan Millosheviç është shtruar në spital dhe mjekët në Rusi po kujdesen për shëndetin e saj.

Sipas gazetës serbe “Alo”, Markoviç është në Soçi dhe atje iu është nënshtruar 3 operacioneve. Mjekët shprehen se Markoviç ka probleme me organet e saj jetike.

Gazeta nuk jep detaje nga çfarë sëmundjeje vuan Markoviç, Kjo e fundit u lirua së fundmi nga gjykatat serbe, për të gjitha akuzat që rëndonin mbi të. Markoviç iku në Rusi në fillim të vitit 2003, pak para vrasjes së kryeministrit Zoran Gjingjiç. Asaj iu dha azil politik dhe është në Rusi me djalin e saj Marko.

(d.xh/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb