Joao Cancelo, futbollisti që më herët është aktivizuar te City, ka treguar së fundmi për raportet që ka patur me trajnerin Pep Guardiola. Sipas tij, nuk ka patur përplasje me teknikun, por pranoi faktin se kanë mendime të ndryshme.
“Kishim dallime, jo përplasje, kishim mendime të ndryshme. Unë kam një personalitet shumë të fortë dhe po ashtu edhe ai (Guardiola), por ai është trajneri.
“Secili prej nesh mori rrugët e veta, por falënderoj Zotin që kam punuar me të. U ndjeva i rëndësishëm në këtë grup. Ai më bëri të rritem si person dhe si lojtar”.