Më në fund, një lajm i mirë për meshkujt. Partneret e tyre mund të mos jenë plotësisht të sinqerta me ta. Këto përfundime tregojnë pse. Një studim i kryer së fundi në Britani ka arritur në përfundimin se vetëm 6% e 5000 femrave të pyetura nuk kanë thënë asnjë gënjeshtër. Pjesa tjetër gënjejnë rregullisht, duke filluar që nga arsyeja pse vonohen e deri tek numri i partnerëve që kanë pasur. Gjithmonë femrat gënjejnë në mënyra dhe situata të ndryshme.

Kështu, 3/4 e femrave të përfshira në këtë studim të publikuar në revistën “That’s Life!” në Britani, mosha mesatare e të cilave ishte 38 vjeç, kanë pranuar se kanë thënë gënjeshtra të mëdha, edhe me pasoja të rënda, të tilla si pretendimi se janë duke marrë marrë pilula për të mbetur shtatzënë, citon tg.

Psikologu Susan Kuilliam, drejtuesi i studimit, ka pohuar: “Gratë gënjejnë sepse kanë frikë të thonë të vërtetën dhe kjo, për disa arsye: Ato kanë frikë se e vërteta e tyre i dëmton njerëzit, kanë frikë nga dështimi, por po ashtu kanë frikë edhe nga kritikat.”

“Gratë janë të prirura për të marrë nga jeta gjithmonë atë që duan dhe nëse thonë të vërtetën, ato ndjejnë se do të zhgënjehen, ndaj e anashkalojnë për të dalë nga situata”-, shpjegon më tej Kuilliam.

Në mesin e gënjeshtrave të zakonshme, janë edhe dredhitë se kanë arritur orgazmën (48 për qind); pretendimet që peshojnë më pak se pesha e tyre reale (51 për qind); kënaqen nga dhuratat (88 për qind) dhe raportimi se janë të sëmura për të ngrënë një gjellë të mbetur (60 për qind).

Por…më shumë se gjysma pranojnë se nëse do të mbeten shtatzënë nga një flirt, do t’i tregojnë partnerit se fëmija është i tij.

Jo Checkley, redaktor i “That’s Life!”, thotë: “Vetëm imagjinoni pasojat sikur gratë të thonë gjithmonë të vërtetën tip “Po, dukesh e shëndoshë me këtë fustan!”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: