TIRANË-E vërtetë që të ardhurat në Doganë në raport me parashikimin për vitin 2015 nuk u realizuan. Por sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave kanë qenë disa elementë që kanë ndikuar në këtë proces negativ. Burime nga kjo drejtori sigurojnë për BalkanWeb, shifrat duke i argumentuar.

TE DHENAT NGA DOGANAT ME SHIFRA
Karburante, naftë bruto. Nuk është e vërtetë që të ardhurat për karburante, nafte bruto llogariten vetëm bazuar mbi sasinë. Përllogaritet TVSH për importin e karburanteve; renta për eksportin e naftës bruto dhe llogariten si përqindje ndaj vlerës, përkatësisht 20% dhe 10%. Efekti në të ardhura në total për shkak të ndryshimit të vlerës ishte -3.4 Miliardë Lekë.

Energjia elektrike. Sasia e ulur e importit të energjisë elektrike për shkak të rritjes së prodhimit vendas ka patur një efekt negativ në të ardhurat doganore me -1.5 Miliardë Lekë. Më konkretisht, të dhëna të detajuara per importin e energjisë elektrike në Megavatorë:

– Viti 2014 3,082,512
– Viti 2015 2,092,037
Fruta- perime: Si rezultat i rritje së prodhimit vendas të fruta- perimeve, importi total i këtij grupi mallrash ka renë me 15%, duke dhënë një efekt prej -340 Milionë Lekë. Më konkretisht, të dhëna të detajuara për importin e fruta-perimeve në ton:

– Viti 2014 123 mijë ton
– Viti 2015 104 mijë ton

“Kjo është e vërteta mbi mosrealizimin e të ardhurave në Doganë, në raport me parashikimin për vitin 2015”, citon drejtoria e Doganave duke shtuar se “Në funksion të informimit të opinionit publik dhe transparencës, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave mirëpret cilëndo media që kërkon të analizojë punën e Administratës Doganore dhe ka angazhimin maksimal për t’i vënë në dispozicion çdo informacion që do të kërkohet”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: