Ishte në presion për këtë debutim në krye të Anglisë, por për fatin e tij të mirë, “Tre Luanët” kaluan pa shumë vështirësi Shqipërinë, mjaftoi nga një gol për çdo pjesë, por tekniku gjerman kërkon akoma më shumë:
“Mund të bëjmë më mirë, duhet të bëjmë më mirë. E nisëm mirë këtë takim, në 7-8 minutat e para kishim 100% kontrollin e topit, shumë pasime dhe shumë energji. Kundërshtari ishte i vështirë për t’u thyer, një skuadër që mbrohet mirë dhe në thellësi. Në pjesën e dytë më pas pash që ishim më të lehtë, nuk vrapuam sa duhet, nuk bëmë presim sa duhet për të kaluar linjat e tyre”, u shpreh Tuchel pas ndeshjes.
(BalkanWeb)