David Beckham zbriti nga avioni privat në Los Angeles me të katër fëmijët këtë të enjte ndërsa nuk mungoi vëmendja e paparacëve. 40-vjecari dëshmon dashurinë e tij ndaj fëmijëve dhe kryesisht ndaj vajzës së vogël. 4-vjecarja Harper i është varur në krahë dhe e shtrëngon fort, ndërsa David nuk manifeston aspak lodhje. Pas e ndjekin djemtë e tij, Brooklyn 17 vjec, Romeo 13 vjec dhe Cruz, 11 vjec. Kurse e vogla Harper i kacavirret në krahë.
Familjes nuk u është bashkuar Victoria Beckham, e cila është duke punuar për biznesin e saj të modës në Korenë e Jugut dhe në Hong Kong.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: