Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zbuluar më shumë për jetën e tij sportive në emisionin “FitStation” në News24, duke zbuluar cila është dieta e tij, por edhe këngët e preferuara gjatë momenteve në palestër.
I pyetur se si e dallon ndryshimin fizik nga aktiviteti sportiv, ish-Presidenti i Republikës tregoi se ka dy palë kostumesh në masa të ndryshme, me të cilat dallon nëse “e ka tepruar” apo jo.
Sa i përket regjimit ushqimor, Meta zbuloi se preferon ushqime si fasulet dhe peshku.
Gjithashtu ai tha se preferon që gjatë momenteve të aktivitetit fizik i pëlqen të dëgjojë këngët për Adem Jasharin, “Për ty Atdhe” dhe “Ku ka si ti o Shqipëria ime”.
Sipas jush, çfarë e bashkon politikën me aktivitetin fizik?
Meta: Shpirti i garës. Pa stërvitje nuk ka arritje. Kam qenë vetë sportist, isha peshëngritës me Dinamon dhe jam stërvitur.
Aktiviteti fizik ka ardhur i shoqëruar me një transformim fizik, sa kilogramë keni humbur që kur keni filluar jetën e shëndetshme dhe aktivitetin fizik?
Meta: Unë e kontrolloj veten, kam dy palë kostumesh dhe një e kam 54 një e kam 56. Kur e teproj dhe 56 më rri ngushtë filloj dobësohem.
Si je me regjimin ushqimor?
Meta: Nuk jam keq, përpiqem me gjëra sa më cilësore. Më pëlqejnë fasulet shumë, sidomos ato të zezat, të kuqet. Këto janë preferencat e mia, edhe peshku kuptohet. Ndërsa kur stërvitem dëgjoj këngët për Adem Jasharin, “Për ty Atdhe” dhe “Ku ka si ti o Shqipëria ime”