Bild bën me dije se PSG ka hedhur sytë tek një nga shtyllat e mbrojtjes së Borussia Dortmundit, Nico Schlotterbeck. Paraqitjet që ka treguar së fundmi në ndeshjet kundër Italisë, por edhe në gjysmëfinalen e Champions League vitin e kaluar kundër francezëve, kanë lënë përshtypje te drejtuesit e kampionëve të Francës.

I mbërritur te verdhezinjtë nga Freiburgu  në këmbim të një çeku prej 20 milionë eurosh, Schlotterbeck zotëron cilësitë e një mbrojtësi që i pëlqen të luajë me topin në këmbë, çka kërkon edhe trajneri Luis Enrique.  25-vjeçari ka luajtur 22 ndeshje, në këtë sezon.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb