Pavarësisht përgënjeshtrimit të bërë edhe nga personi i interesuar drejtpërdrejt në këtë çështje, në Gjermani këmbëngulin se ditën e djeshme është zhvilluar një takim mes drejtuesve të Bajernit të Mynihut, të kryesuar nga Karl Hainc Rumenige dhe Arsen Vengerit.

Ka qenë klubi gjerman ai që ka vendosur të mos ia besojë stolin trajnerit nga Alsasa, ndonëse ky i fundit kishte shfaqur gatishmërinë e tij.

Lajmin ia ka bërë të ditur vetë Bajerni tabloidit “Bild”: ish-trajneri i Arsenalit ka marrë në telefon legjendën e klubit gjerman, duke u shfaqur i interesuar për vendin e mbetur bosh pas shkarkimit të Niko Kovaç.

Por nga Mynihu në fund të takimit ka ardhur përgjigja klasike “jo, faleminderit”, ndonëse karriera e Vegerit dhe puna e bërë tek Arsenali është shumë e vlerësuar nga drejtuesit bavarezë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb