SHBA- Policia në Los Angelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës thotë se ka gjetur një trup të pajetë të groposur i cili mendohet se i përket aktores shqiptare e zhdukur një muaj më parë, raporton The Sun.

25-vjecarja nga Maqedonia, shkoi në SHBA më pak se dy vite më parë për të ndjekur karrierën e saj në aktrim. Ajo jetonte në Los Anxhelos, ku për herë të fundit ishte parë më 23 shkurt, afër shtëpisë së saj.

Policia tha se beson se Shabani është vrarë dhe se i dashuri i saj, Christopher Spotz, i cili ishte i fejuar me një grua tjetër, është i përfshirë në vdekjen e saj.

“Besojmë se trupi i gjetur është i Adea Shabanit. Megjithatë nuk mund të themi përfundimisht se është trupi i saj, pasi presim ekspertizën“, tha policia.

Christopher Spotz vrau veten javën e kaluar pas ndjekjes nga policia. Sipas mediave, ai dhe Adea ishin takuar në një shkollë të aktrimit. Zyra e Sherifit në Qarkun e Riverside tha se Spotz tentoi të ikte nga policia me një kamion të vjedhur.

Autoritetet i thanë NBC Los Angeles se automjeti mund të jetë përdorur për vrasje. Policia beson se Shabani është vrarë në një rajon mes Hollivudit dhe Sakramentos, por detajet prite të publikohen pas autopsisë.
uy76hn
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb