Gjatë një interviste për “Vila24” aktorja Dranda Xhaj me sinqeritet ka folur për mënyrën si ka përballuar humbjen e bashkëshortit. “Nuk doja asnjë shoqe, askënd me vete. Sillesha nëpër Shkodër…doja të ishte diçka personale e imja”-kujton Xhaj për ta bërë më të qartë si ndihej ndërsa i është dashur të luftojë e vetme me sfidat e fatit.
Me tej shprehet se edhe një situtatë ku e mbysin emocionet është rasti kur sheh çifte të lumtura dhe lumturohet në heshtje për ta. “Kur shoh një nuse që më afrohet e kam të pamundur të mos derdh lot, është ndoshta ndjenja e brendshme…”.
Ndër të tjera Xhaj ka folur për sakrificat e fillimet e saj, situatat komike me kolegë pas perdes së skenës dhe impenjimet e saj aktuale.