MAQEDONI- Lëvizja Eco Guerilla sot në ora 12 në qendër të Tetovës, pranë pallatit të kulturës, ka shpalosur projektin e saj të radhës në lidhje me ndotjen e ajrit në Tetovë. Ata në mënyrë simbolike i kanë dorëzuar trofeun atyre që lejojnë helmimin e qytetarëve.

‘Çdo vit shënojmë rekorde të reja, prandaj sot jemi këtu për t’i prezantuar autoriteteve tona, Komunës së Tetovës, deputetëve e ministrave tonë këtë TROFE që ata e kanë merituar. Ministrat dhe deputetët e njësisë numër 6 e kanë merituar këtë trofe sepse s’kanë bërë asgjë për të shpëtuar qytetarët e Tetovës nga helmi që lëshon Jugohromi dhe ndotësit e tjerë. Komuna e Tetovës e meriton këtë trofe sepse zonja Arifi gjatë fushatës na premtoi qytet më të pastër në vend, ndërkohë që Tetova është ndër qytetet më të ndotura në botë’, kumtojnë nga Lëvizja Eco Guerilla.

Tetova njihet si një ndër qytetet më të ndotura në rajon dhe më gjërë dhe deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë masë për parandalimin e ajrit të ndotur.
(ma.ar/tg/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: