Anglia prej 28 vitesh nuk mbërrinte në një çerekfinale të Botërorit, por tani ky rekord negativ është thyer dhe ‘tre luanët’ kërkojnë më shumë se kaq, fitimin e kompeticionit në “Rusi 2018”.

Gjithsesi arritja deri në gjysmëfinale nukj është një ecuri negative dhe për këtë meritat padiskutim i ka trajneri Southgate, i cili po bën atë që shumë emra të mëdhenj dështuan ta bënin.

Por kush është sekreti i trajnerit që mori drejtimin e ekipit si pasojë e skandalit që shpërtheu me Sam Allardyce?

Këtë e zbulon legjenda e Anglisë dhe e Manchester United, Paul Scholes, i cili deklaron: “Të gjithë luajnë në një mënyrë të veçantë, duke nisur nga portieri. Gareth nuk ka zbuluar asnjë sekret magjik, thjesht ka vëzhguar me kujdes lojën që bën trajneri më i mire në botë, Pep Guardiola dhe mënyrën e tij e të bërit futboll. Që për ne anglezët është mënyra e përkryer e të luajturit futboll. Ne jemi të dashuruar me mënyrën e përkryer të të luajturit futboll dhe këtë gjë sot e bën vetëm Spanja dhe Manchester City.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb