Mungon edhe një ndeshje për ta konsideruar të përfunduar sezonin, por Reali i Madridit tashmë e ka barazuar rekordin më negativ të viteve të fundit.

Diçka e tillë nuk ndodhte prej dy dekadash, por me humbjen ndaj Sociedadit, “galaktikët” arritën në shifrën e 17 humbjeve në 56 ndeshje zyrtare të këtij sezoni. Është e njëjta ecuri negative si në sezonin 1998-1999 kur skuadrën e drejtonin Toshak dhe Hidink. Por nuk është kjo fundi i botës, sepse madrilenët nëse humbasin edhe një ndeshje, atëherë do të barazojnë rekordin më të errët të historisë, 18 humbje.

Diçka e tillë nuk ka ndodhur nga sezonet 1984-1985. Rënia që pësoi kjo skuadër në këtë sezon është e pashpjegueshme, pasi me Zidanin në krye sezonin e mëparshëm humbi vetëm 9 ndeshje në total. Për të shkuar te sezonet 2015-2016 dhe 2016-2017 ku u humbën vetëm 5 ndeshje.

Me ndryshimet e shumta që ndodhën në verë (largimin e Zidanit dhe Ronaldos) ekipi madrilen nuk i ruajti dot hapat pozitivë dhe pësoi një rënie të pashpjegueshme me Lopeteguin dhe më pas me Solarin si trajner. Tani që është rikthyer Zidan duket se mund të rikthehen rezultatet pozitive për vitin e ardhshëm./Panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb