Një video me një krah misterioz që i hidhet në qafë dhe kaq mjaftoi që Nita Latifi të zbulonte pak nga personi me të cilin është lidhur. Këngëtarja u pyet rreth saj në “Top Arena” dhe duke u shprehur me kujdes, tha se kjo është gjithçka ka vendosur të ndajë.

Por duket se Ed Manushi e di se i kujt është krahu muskuloz. Moderatori e nxori paksa ‘zbuluar’ Nitën, ndërsa Alesia Bami e përforcoi duke ngacmuar me inicialin e emrit (sigurisht, nëse është i vërteti).

Nita Latifi: Realisht në momentin që kam hyrë në Big Brother, e kam ditur që jeta ime do të shpartallohet, do të dalë krejt në shesh. Këtë video e kam postuar vetë në TikTok dhe kjo është gjithçka çka kam vendosur të shpalos me njerëzit. Besoj kur të vijë koha, do të tregoj edhe gjëra të tjera. Ej, shiheni krahun.

Ed Manushi: E njoha nga krahu dhe është shumë afër nesh ky krah!

-Me “Sh” fillon?

Ed Manushi: Është shumë afër nesh!

-Kur do të martohesh?

Nita Latifi: Do të martohem kur të më propozojnë.

-Kur do të martohesh me këto krahë?

Nita Latifi: Unë kam qejf të bëj një martesë të madhe, me familjarë, të kërcej, të kem një fustan shumë të bukur.

-Tani afër nuk kemi ndonjë plan?

Nita Latifi: Jo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb