I destinuar për të qenë një nga turnetë më të shumëpritur të 2017, Ed Sheeran ka njoftuar për një sërë datash në të gjithë botën si në Europë, Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë, Meksikë dhe në Amerikën Qëndrore dhe të Jugut.
Turi i koncerteve do të nisë nga Italia me një koncert në Pala Alpitour të Torinos, 17 marsin e ardhshëm dhe do të vazhdojë deri në qershor.
Koncerti do të zhvillohet edhe në O2 të Londrës për dy mbrëmje rresht (1 dhe 2 maj) , një rikthim i madh live në kryeqytetin anglez pas suksesit të pabesueshëm në Wembley Stadium nel 2015.
25 vjeçari anglez, e ka filluar 2017 me një rikthim të madh: dy këngët “Shape Of You” dhe “Castle On The Hill” kanë arritur pozicionin e parë dhe të dytë në klasifikimet në të gjithë botën. Albumi i tretë i Ed Sheeran do të publikohet në 3 mars.
(BalkanWeb)
