Ka thyer çdo rekord, duke lënë pas edhe të famshmit U2. Ed Sheeran me turneun e tij me titull “Divide tour” bëhet zyrtarisht kampion i fitimeve prej shitjes së biletave.

Artisti britanik, me anë të turneut të tij nëpër botë, tashmë prej dy vjetësh e gjysmë, me performancën në Hannover (koncerti i 246-të) në Gjermani, do arrijë kuotën e 736,7 milionë dollarëve të fituar nga shitja e biletave, duke thyer edhe rekordin e deri tanishëm të 735,4 milionëve, mbajtur nga Bono dhe shokët e tij.

Vetë Sheeran shkruan në rrjetet sociale se, “falenderoj një për një të gjithë ata që erdhën në koncertet e mia”.

Deri në përfundim të turneut janë edhe 12 data.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb