Pas një nisje të dobët dhe të mbushur me kritika, Eden Hazard arriti të marrë rolin e protagonistit te Real Madrid. Por, kur belgu ishte kthyer në një nga pikat më të forta në skuadrën e Zinedine Zidane, një dëmtim në ndeshjen e Champions kundër Paris SG i ka prishur planet e futbollistit belg. Ende nuk ka një datë të saktë për rikthimin e tij në fushë, por me shumë mundësi ai duhet të presë akoma më gjatë për të luajtur “El Cladsico” e parë kundër Barcelonës në program më 18 dhjetor në “Camp Nou”.

Ek Ia7exkau1xp9
Ek Ia7exkau1xp9

Lajmi bëhet i ditur nga mediat spanjolle. Këto të fundit kanë publikuar fotot e Hazard, teksa me ndihmën e patericave dilte nga një restorant i Madridit, ku ishte mbledhur e gjithë skuadra “los blancos”. Duke qëndruar në atë që raportojnë të përditëshmet iberike, belgu vazhdon programin e rikuperimit, por ai po ecën me ritme shumë të ngadalta, ndryshe nga sa ishte parashikuar nga stafi mjekësor i skuadrës madrilene.

1f54b16e484be0093770bad3a42b7cc8 1575537283
1f54b16e484be0093770bad3a42b7cc8 1575537283

Kjo do të thotë se me shumë mundësi ai do të humbasë përballjen e madhe dhe shumë të rëndësishme kundër Barcelonës. Jo vetëm kaq, pasi një parashikim më pesimist, që gjithashtu qarkullon në mediat spanjolle, e sheh Eden Hazard në fushën e lojës vetëm vitim e ardhshëm.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb