TIRANE- Ai ka qënë pa dyshim një ndër mesfushorët më të mirë në botë që ka prodhuar ndonjë herë futbolli Hollandez. Edgar Steven Davids, lojtari i lindur më 13 mars të vitit 1973 në Paramaribo, Suriname, edhe pse gjithë kohës në fushën e blertë mbante syzet e tij të veçanta, këto të fundit nuk e kanë penguar aspak të shkëlqente gjatë karrierës së tij. Në rolin e nje “Pitbulli”(siç njihej Davids me pseudonimin e tij), ai ka qënë një mesfushor me tipare mbrojtëse, por gjithmonë ka spikatur dhe për daljet e tij në ndihmë të sulmit, por dhe për golat që ka realizuar gjatë karrierës së tij si futbollist profesionist(32 të tillë në 423 ndeshje).

Gjithçka nisi në vitet 1985 / 1991 kur Davids luante për “Ajax U 18” (të rintë e Ajaksit të Amsterdamit). Pasi tërhoqi vëmëndjen e drejtuesve të klubit të madh Hollandez, ai vazhdoi karrierën e tij si profesionist tek Ajaxi i Amsterdamit, ku gjatë viteve 1991 / 1996 spikati në lojën dhe rolin e tij, dhe u cilësua si një lojtar mjaft i veçantë dhe mjaft cilësor, shkruan Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kaq mjaftoi që skuadra e Milanit ta afronte drejt Italisë, ku pas një sezoni(1996 / 1997) ai të transferohej tek “Zonja e Vjetër”, ose e thënë më ndryshe Juventusi i Torinos, ku në 8 sezone të luajtura(1997/2004) numri I famshëm 26, u rikthye në një ndër më të preferuarit e të gjitha kohërave nga ana e tifozerisë bardh e zi.

Davids u bë i njohur dhe i dashur në fushën e futbollit, jo vetëm për tiparet krijuese, luftarake, dhe energjinë që tregonte gjatë lojës, por dhe për modelin e tij të flokëve, dhe sigurisht te syzeve mbrojtëse që ai mbante për shkak të glaukomës.

Gjatë karrierës së tij, Edgar Davids u cilësua për aftësitë e tij teknikë dhe aftësitë që tregonte kur ishte edhe në zotërim të topit, si dhe në aftësinë e tij kaluese nga kundërshtari dhe vizionin e treguar gjatë lojës.

Davids ishte i njohur për ritmin e tij, forcën, pushtetin, qëndrueshmërinë, zbulimin taktik, shkathtësinë, si dhe aftësinë e tij për të lexuar lojën, veti këto që të gjitha së bashku, e lejonin atë që të luante në mesfush thuajse në çdo pozicion (si një mesfushor i majtë, shkatërues, qëndror, trekuartist, apo edhe mbrojtës).

Davids ka dhënë një kontribut mjaft të madh në futboll, dhe këtë e tregojnë dhe shifrat e titujve që ai ka fituar gjatë karrierës së tij. Në Hollandë, me Ajaxin e Amsterdamit, në Eredivisie, Super Ligën e kampionatit Hollandez, ai numrën 3 Tituj Kampion,(1993/1994, 1994/1995,dhe 1995/1996), 2 “KNVB Cup”(Kupa (1992/1993,dhe 2006/1997), 4 trofe “Johan Cruijff Schaal”(lojtari më i mirë në Hollandë në kampionat, kupë dhe Kombëtare 1993, 1994, 1995, 2007), 1 UEFA Champions League 1994/1995, 1 UEFA Cup(Europa League 1991/1992, 1 UEFA Super Cup (1995), dhe 1 Intercontinental Cup 1995.

Tek skuadra e Juventusit, Davids e ka fituar 3 herë titullin kampion në Serinë A në vitet 1997–98, 2001–02, dhe 2002–03, 2 Super Kupa Italie,në vitet 2002 dhe 2003, 1 Kupë Uefa Intertoto në vitin 1999, dhe 1 kupë Italie në vitin 2004/2005.

Ndërkohë që me kombëtaren e “Tulipanëve” siç thirret më së shumti përfaqësuesja e Hollandës, Davidas ka arritur të fitojë vendin e 4-tërt në vitin 1998 në FIFA World Cup(kupën e botës së vitit 1998).

Si çmime personale, Edgar Davids numëron 4 të tillë, si janë ata “UEFA Euro 2000 Team of the Tournament”, 1998 FIFA World Cup All-Star Team, FIFA 100(çmim i zgjedhur dhe dhënë nga Pele), dhe BNOC of the Year 2007-2008.

Pas suksesit të arritur me skuadrën e Juventusit, Davids ka vazhduar të luaje edhe për 1 sezon tek Barcelona,(2004), 2 sezone tek LOndizenët e Tottenham Hotspur(2005/2007), për tu rikthyer në Holandë tek Ajaksi(1 sezon 2007/2008), më pas ka vazhduar të luajë tek Britanikët e Crystal Palace(2010), dhe për ta mbyllur karrierën e tijë po në Angli, tek skuadra e Barnet(2012/2014).

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb