“Qofsh e lumtur gjithmonë dashuria ime”, Ermal Mamaqi e ka nisur kështu ditën sot, duke uruar bashkëshorten e tij Amarda Toska.
Ami feston sot ditëlindjen dhe sdo ta besoni kur t’ju themi se mbush 40 vjeç.
Toska dhe bashkëshorti i saj, aktori i humorit, Ermal Mamaqi, janë prindër të dy fëmijëve, të një djali dhe të një vajze.Edhe pse nënë e dy fëmijëve, Ami i mbulon vitet në mënyre perfekte dhe nëse gjithësecilin do ta pyesnin sa vjeç është do t’i zbriste dy dekada bukuroshes.
Prej disa vitesh, ajo nuk është më pjesë e ekranit, sepse është fokusuar tek bizneset.