Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot mbushi 57 vjeç. Nuk mund të mungonte në këtë ditë edhe urimi i Kryeministrit Edi Rama.
Numri një i Qeverisë shqiptare është mjaftuar me vetëm një fjali: Edhe 100 komandat! Rama e shoqëron këtë urim me një foto të Thaçit me veshje ushtarake, duke vënë flamurin e Shqipërisë dhe Kosovës me zemrën në mes.
Thaçi po mbahet në paraburgim nga Gjykata Speciale në Hagë që nga viti 2020.
(BalkanWeb)