Mançester Junajtidi nuk e ka aspak të shtruar rrugën për të arritur te Gareth Bejli. Van Gal e kërkon me çdo kusht uellsianin dhe për të realizuar dëshirën e tij ka gati 100 milionë paund, por ditët e fundit çështja është komplikuar, sepse në garë ka hyrë edhe Bajern Mynihu.

Pep Guardiola ka një simpati të madhe për sulmuesin e Realit dhe në këtë pikë, vendimtare do të jetë dëshira e lojtarit.

Lajmin e bën të ditur “Daily Mail”, që thekson se Bejli do të bëhet kryefjala e merkatos së verës, pasi karriera e tij në Spanjë duket se po shkon drejt fundit.

(el.sp/Gazeta shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb