Tashmë jemi mësuar që Miley pothuajse në çdo foto të saj të jetë më gjuhën jashtë. E ky stil pozimi duket se po i pëlqen edhe këngëtarin Justin Bieber pasi edhe ky ka realizuar disa foto bashkë me të. Fotografitë janë postuar edhe në rrjetet sociale sidomos në faqet zyrtare të Bieber. Ai i kishte lënë edhe një shkrim brenda fotove ku thotë se dy biondët janë bërë bashkë. “The two blondies” ka shkruar ai në fotografinë e bashkangjitur. (da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb