Kyr partneret e tyre janë shtatzënë, edhe meshkujt, respektivisht në trupin dhe psikikën e tyre, përjetojnë ndryshime të caktuara. Studiuesit kanë zbuluar se në muajt që presin foshnjën, disa hormone të caktuara te meshkujt ndryshojnë, dhe kjo ndodh kur ata bëhen prindër për herë të parë.

Atësia sjell ndryshime në aspektin e dy hormoneve kryesore, shkruan “Koha.net”. Shkencëtarët thonë se sasia e testosteronit dhe estradiolit bie tek meshkujt të cilët e presin fëmijën e tyre të parë, shkruan “American Journal of Human Biology”.

Çdo gjë në lidhje me shtatzëninë tek gratë deri tani është pak a shumë e njohur, por fakti që edhe meshkujt e ndiejnë shtatzëninë është diçka e re dhe duhet të hulumtohet më tej.

“Disa hulumtime të tjera kanë zbuluar se hormonet tek meshkujt ndryshojnë kur ata bëhen prindër, por hulumtimi ynë ka zbuluar se këto ndryshime ndodhin edhe më parë, gjatë “transicionit” në atësi”, thotë Robin Edelstein, studiues nga Universiteti i Miçiganit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: