Franca dhe vetëm Franca. Për Didie Deshamp nuk ka asnjë stol tjetër përveccse atij të Kombëtares transalpine kampione e botës në fuqi. Madje, as ai i Juventusit. Ish-mesfushori bardhezi, në konferencën e fundit për shtyp ku ka shpallur listën e lojtarëve për sfidat e ardhshme të Francës, ka kërkuar të sqarojë ccdo gjë.

“Situata është e thjeshtë. Të gjitha energjitë e mira dhe përqëndrimi im janë vetëm te kualifikimi i Francës për në Europian dhe shpresoj që të jemi aty. Unë e kam të qartë situatën. Edhe pse më vjen mirë që flitet për mua dhe për ekipe të mëdha si Juventusi, ku shikohem si pasuesi i Alegrit. Sot e ardhmja ime është e lidhur me Kombëtaren franceze. Nuk do ia hap derën asnjë alternative tjetër.”

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb