Xherdan Shaqiri është emri më i përfolur ndër futbollistët shqiptarë. Përfaqësuesi zviceran pritet të largohet nga Bayern Munichu gjatë kësaj vere dhe radha e skuadrave të interesuara për të sa vjen e shtohet. Sipas mediave të huaja, Borussia Dortmundi është skuadra e radhës që ia ka vënë syrin futbollistit nga Gjilani.

Trajneri Jurgen Klop e pëlqen shumë 23-vjeçarin, i cili nuk po gjen hapësira te gjiganti bavarez. Mirëpo “verdhezinjtë” duhet të mposhtin disa konkurrentë mjaft seriozë, pasi për ish-futbollistin e Bazelit, interesim kanë shprehur edhe Juventusi, Roma e Napoli në Itali, Liverpuli e Mançesteri në Angli dhe Atletiko Madridi në Spanjë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb