Ervin Salianji në deklaratën për mediat deklaroi se edhe Durim Bami nuk është dënuar për kallëzim të rremë.

Ai tha se do të përballet me çdo formë me bandat kriminale. Salianji u shpreh se do të bëjë opozitë edhe nga burgu.

“Ne kemi informuar të gjitha ambasadat për këtë çështje. Edhe Durim Bami që akuzohej për kallëzim të rremë, nuk u dënua në fund për kallëzim të rremë.

Unë do përballem në çdo formë. Jam krenar që kam denoncuar bandat kriminale”, u shpreh Salianji.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb