Elbasani po kalon një moment të mirë, sa u përket rezultateve, teksa duket se e njëjta gjë po shkon edhe me rikuperimet.

Pas Esin Hakajt që iu bashkua ekipit ndeshjen e kaluar, me Partizanin pritet të jetë gati Emiljano Musta, ndërsa ka shpresa edhe për rikthimin e Arsen Kasës në mesin e fushës.

Nga ana tjetër, për fat të mirë, nuk ka asnjë lojtar të ndëshkuar me kartonë, duke i dhënë mundësinë Gvozdenoviçit të ketë më shumë zgjedhje në formacion.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb