Bashkiaku i një qyteze në perëndim të Francës ka dekretuar zyrtarisht detyrimin që qytetarët e saj të jenë të gëzuar për një javë në tetor, duke ndaluar muzikën e trishtuar dhe librat që mbarojnë keq, me rastin e një festivali lokal.


“Duke patur parasysh shpejtësinë me të cilën mund të përhapet dhe të dëmtojë një emocion negativ, si edhe rrezikun e lartë të humorit të keq për shkak të ardhjes së vjeshtës dhe ndriçimit diellor më të paktë, le të mos lejojmë të hyjnë në territorin tonë persona që mund të pengojnë shprehjen e gëzimit”, u shpreh ai.



Etiketa: