Jo vetëm mirëqenia e trupit, por edhe ajo e mendjes vjen nga ajo që hamë, thotë Pier Luigi Rossi, specialist i shkencës ushqimore.

“Lumturia, gëzimi, por edhe trishtimi lindin nga ajo që hamë dhe jo vetëm nga kushtëzimi psikologjik ose emocional”, shpjegoi ky mjek.

Protagonisti i këtyre kushteve është një “organ” i panjohur për shumicën, më pak të njohur se të tjerët, por jo më pak i rëndësishëm që gjendet në zorrë: mikrobiota, një ekosistem bakterial i përbërë nga mbi 1 000 lloje të ndryshme bakteriale dhe mbi 100 miliardë baktere dhe mikroorganizma.

“Çdo herë që hamë, ne ndryshojmë mikrobiotën e zorrëve tona. Miliarda mikrobiota ushqehen me ushqimin tonë dhe nëse kemi një dietë të pasaktë ne do të kemi një microbiota agresive, përgjegjëse për prodhimin e liposakarideve që mund të çojë në çrregullime, patologji funksionale, por edhe depresion, trishtim dhe humor negativ”, vuri në dukje Rossi.

“Janë skenarë të rinj shkencorë që duhet të shpërndahen në mënyrë që njerëzit të kenë njohurinë e duhur për të siguruar shëndetin fizik dhe mendor”, thotë ai.

Sidoqoftë, nuk ka ushqime “të mira” apo ”të këqija”, pasi të gjitha varen nga mënyra se si janë vendosur së bashku dhe si janë absorbuar nga trupi ynë.

”Prandaj, parandalimi i parë duhet të bëhet në tavolinë çdo ditë: akti ushqimor është shprehje e diçkaje që shkon përtej llogaritjes së thjeshtë të kalorive të përditshme”, shtoi Rossi./ATA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: