Bebe Rexha është mjaft e komentuar për peshën e saj, madje edhe ndonjëherë e paragjykuar për shkak të pamjes së saj fizike. Ajo ka zbuluar se ky diskutim ka qenë i pashmangshëm edhe me partnerin e saj, Keyan Safyari, i cili kritikoi peshën e saj.
Këngëtarja e hitit “I’m Good (Blue)” postoi në story mesazhin nga Keyan, në të cilin kuptohet se dyshja ka pasur një zënkë.
I dashuri i Bebes shkruan se donte të ishte “i sinqertë” për pamjen e saj.
“Gjithmonë kam thënë se do të jem i sinqertë me ty dhe fytyra jote po ndryshonte, kështu që të thashë se ishte… kjo ishte biseda që po bënim dhe ti pyete. A duhet të pretendoj se nuk ndodhi dhe se është në rregull? Hajde unë shtoj 3 kilogramë dhe ju më quani topolakë dhe të shëndoshë. Nuk do të thotë se nuk më do mua”, thuhej në mesazh.
Më tej, Safyari argumentoi se Rexha “po përpiqej të gjente arsye për t’u ndarë” me të, duke shkruar: “Mos përdor diçka të tillë për të armatosur zemërimin, ankthin apo ndonjë pasiguri që mund të kesh. Ti e di se unë të kam parë gjithmonë si të bukur dhe të kam dashur pa marrë parasysh çfarë.”
Është e paqartë nëse Rexha dhe Safyari, të cilët filluan lidhjen në vitin 2020, janë ndarë zyrtarisht, por këto mesazhe na bënë të dyshojmë për një krizë në lidhjen e tyre.