Na ka ndodhur të dëgjojmë dora vetë kryeministrin kur ka korrigjuar me rreptësi një përkthyese gjatë një përkthimi në konferenca shtypi. Edhe pse është ndër ata njerëz që kërkon saktësi apo nervozohet kur dëgjon qoftë dhe një celular të bjerë teksa ai mban fjalën për shtyp, del se dhe vetë Rama gabon. Në profilin e tij në Twitter, Rama ka bërë një lapsus që e korrigjon po vetë. Kryeministri njofton se do të dalë në një televizion italian për një intervistë. ‘Sonte ne 21.30 me Daria Bignardin ne emisionin e njohur Invasioni Barbariche RaiTRE live”.

Pasi e rinjofton po të njëjtin postim, Rama kthjellohet dhe më pas shkruan, “Ndjesë për lapsusin jo RaiTRE po La7”.

Zmadho imazhin duke klikuar mbi te
ramalapsus
(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: