Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama ka insistuar që vendimi i qeverisë për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, që përfshinte fillimisht vetëm qarqet e Durrësit dhe Tiranës të përfshinte edhe qarkun e Lezhës.

Mirëpo qeveria fillimisht përfshiu vetëm bashkinë e Laçit, siç tha ai pas shqetësimit të kryetarit të opozitës Lulzim Basha, por pas këmbënguljes së zëvendëskryetarit të LSI-së, sot qeveria shtoi në zonën e gjendjes së fatkeqësisë natyrore edhe bashkinë e Lezhës.

Menjëhere ka reaguar sërisht edhe zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama me një status ne fb, teksa pa koment ka shkruar: “Faleminderit për reflektimin!”

Luan Rama Fb
Luan Rama Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb