Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti i vendit, Frank-Walter Steinmeier gjenden aktualisht në Alto Adixhe për një periudhë pushimesh.


Pas një viti, Angela Merkel rikthehet në Solda, vendi i saj tradicional i pushimeve.


Prej shumë vitesh, Merkel dhe bashkëshorti i saj, Joachim Sauer, pas përurimit të
festivalit vagnerian, shkojnë në këtë lokalitet turistik për ecje në mal, ndërkohë që këto pushime bëhen në privatësi të plotë.


Merkel mbërriti në aeroportin e Insbrukut për të udhëtuar më pas me makinë.

Edhe presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier ndodhet këto ditë në Alto Adixhe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb