TIRANE – Kot nuk thonë “Më mirë syri sesa nami”. Kështu u ka ndodhur edhe politikanëve tanë. Të gjithë, në mendjen e tyre e kanë të ngulitur se ata bëjnë jetë aq luksoze, sa nuk u hyn asgjë në sy. Duhet të jetë shumë lart steka që të kënaqen ata. Mirëpo, me sa duket, ndodh që edhe të gabojmë. Nganjëherë edhe një politikan, madje ministër në rastin tonë, mund të gëzohet si fëmijë edhe kur blen një palë këpucë. Ja psh. Arben Ahmetaj, njëri nga ministrat e kabinetit të Ramës, është aq i kënaqur që ka ardhur në Parlament me këpucë të reja, saqë ka dëshirë që këtë fakt ta ndajë edhe me kolegët e tij. “Panoramaplus” ka siguruar fotot ku duket teksa Ahmetaj u merr kolegëve gjithë vëmendjen për të parë dhe komentuar këpucët. Madje, Paulin Sterkaj, deputeti i PS­së, përkulet për t’i parë më në detaje ato. T’i gëzosh zoti Ahmetaj!
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: