Rreth 6 000 vite më parë, komunitetet neolitike që jetonin në afërsi të zonës që sot ndodhet Barcelona kishin një afeksion të veçantë për qentë.

Dëshmitë arkeologjike evidentojnë në të paktën katër zona ku tregohet sesi njerëzit parahistorike dhe shoqëruesit e tyre me katër këmbë jetonin së bashku, ”punonin” së bashku dhe madje ndanin të njëjtin regjimin ushqimor me drithëra dhe perime, sipas një studimi të publikuar së fundmi në revistën ‘’Journal of Archaeological Science: Reports’’.

‘’Këto kafshë ishin pjesë e rëndësishme të integruara në këto komunitete neolitike’’, sqaron për median, Silvia Albizuri nga Universiteti i Barcelonës.

Ky status special që u akordohej qenve i ndiqte deri në varr. Skelete të pjesshme apo të plota të qenve janë rigjetur në mbi 20 varre, të vendosur me kujdes pranë burrave, grave apo fëmijëve, transmeton Atsh.

Por, kafshët e përzgjedhura për të jetuar deri në përjetësi me pronarët e tyre duhet të paguanin një çmim.

”Ata flijoheshin në momentin e funeraleve”, sipas studimit.

Eshtrat e gjetura i përkisnin qenushëve të moshave nga 1 deri në 6 vjeç, përfshirë një të katërtën mes moshës 12 dhe 18 muaj.

Preferenca e këtyre komuniteteve për qenushët mund të ketë lidhje me një lloj ngurrimi për të humbur kafshët më të mëdha në moshë, të mirë stërvitura ndërkohë për të ruajtur kopetë e bagëtive.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb