ELBASAN- Ndërsa duhen edhe pak kuti që Elbasani t’i japë fund procesit të numërimi, policia po ushtron kontroll të rreptë në KZAZ. Gazetari Fatmir Popja raportoi se është policia ka ‘blinduar’ Pallatin e Sportit “Tomorr Sinani” ku po numërohen 67 kutitë e fundit të bashkisë Elbasan.


Një numër i madh policësh ndodhet pranë KZAZ-së ku po bëhet numërimi. Po kështu po ushtrohet kontroll i rreptë mbi të gjithë personat që ndodhen në ambientet e KZAZ në pallatin e sportit dhe përreth.


Partia Socialiste është fituese në qarkun e Elbasanit, ku ka marrë 7 mandate, PD 3 mandate dhe LSI e PDIU nga 2 mandate. Por sipas gazetarit Popja, PDIU ka rritje befasuese dhe nëse vijon ky trend, PS rrezikon të zbresë në 6 mandate. Gjithsesi mbetet për t’u parë dhe brenda ditës së sotme gjithçka do përfundojë.


(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: