Në sistemin Diellor uji është më i pranishëm se parashikimet. Edhe planeti nano i Plutonit fsheh një oqean nën sipërfaqen e tij të akullt, si Hëna e Jupiterit tw Europës dhe ajo e Satunit Encelados.


Zbulimi vjen nga një studim i publikuar në revistën Nature Geoschience dhe grupi i universitetit japonez të Hokkaido, Kobe dhe Osaka e Institutit të Teknologjisë së Tokios. Studimi është fryt e simulimeve kompjuterike të bazuara në të dhënat e mbledhura nga sonda e Nasa New Horizons, që në 2015 ka bërë fotot e para nga afër të Plutonit.


Sipas planetologëve japonez, oqeani gjendet poshtë pjesës perëndimore, ka formë zemre përreth ekuatorit, e madhe sa Texasi dhe e quajtur Sputnik Planitia, ku korja e akullit të Plutonit është më e butë.


Sipas autorëve të kërkimit, oqeani i Plutonit mbrohet nga një kafaz gaz metani, që vepron si izolues termik mes sipërfaqes së tij të akullt dhe liqenit nëntokësor, duke e mbrojtur atë nga ngrirja. Sipas planetologëve, studimi tregon që ‘prezenca e oqeanit të zhytur në Sistemin Diellor është më i zakonshëm se sa duket, duke e bërë më të mundshme prezencën e jetës atje’.

(da.xha/BalkanWeb)