Presidenti kuban, Miguel Diaz-Canel i cili erdhi në pushtet në muajin prill, hapi sot profilin e tij në Twiiter, duke konfirmuar ndryshimin e stilit në raport me paraardhësit e tij.

Ishte Ministria e Punëve të Jashtme që në një postim në Twitter, përshëndeti hapjen e profilit zyrtare në Twitter @Twitter i presidentit të këshillave të Shtetit dhe të ministrave #Cuba, Miguel Diaz-Canel Bermudez, @DiazCanelB, me rastin e 150 vjetorit të fillimit të luftës për pavarësinë.

As Fideli as Raul Castro nuk kanë patur një profil zyrtar në Twitter.

Në postimin e parë, Miguel Diaz-Canel, 58 vjeç njoftoi se ndodhej në qytezën e Demajagua, në lindje të ishullit, vendi me më shumë ndjenja patriotike, #Ne Jemi Kuba dhe # Ne Jemi vazhdimësia’’.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb