MAQEDONI- Prej mëngjesit të sotëm është hapur vendvotimi në ambasadën e Serbisë në Maqedoni, ku votohet për presidentin e ri të Serbisë.

Edhe qytetarët serbë që gjenden në Maqedoni kanë të drejtë vote, ndërsa në listën zgjedhore janë të regjistruar gjithsej 141 qytetarë.

Në garë marrin pjesë 11 kandidatë, ndërsa sipas sondazheve më shumë gjasa për fitore madje që në raundin e parë ka kryeministri aktual dhe kandidati i Partisë Përparimtare Serbe, Aleksandar Vuçiç. Ai premtoi se do të pengojë “skenar maqedonas” në Serbi.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: