Të bësh një selfie, është mjaft art. Duhet të zgjedhësh këndin e duhur, të fshish pjesën e krahut të tendosur për të përmirësuar pjesën e fytyrës, të ngresh mjekrën dhe kryesisht, të buzëqeshësh.

Atëherë, nuk është aq e pabesueshme që ky autoportret i kohëve të rrjeteve sociale të ketë tashmë muzeun e tij në Los Anxheles.

Kureshtarë për të eksploruar tendencën dhe origjinën e këtij fenomeni, dy krijuesit e Muzeut të Selfie-ve, Tommy Honton dhe Tair Mamedov kanë pasur idenë e kësaj ekspozite interaktive.

– “Egoportrete” që janë më shumë se një foto e thjeshtë –

Statuja duke imituar “Davidi”-n e njohur të Mikelanxhelos me një smartofon rozë në dorë, shkopi i prodhuar për të bërë selfie, por gjithashtu dhe këshillat e sigurisë nga qeveria ruse publikuar pas disa aksidenteve fatale, apo autoportreti i bërë nga një majmun me aparatin e fotografit, David Slater, me ekspozitën e tyre themeluesit e muzeut kërkojnë të tregojnë se këto “egoportrete” janë më shumë se një foto e thjeshtë.

“Selfie-t kanë një histori, çuditërisht të pasur, që daton që kur njerëzimi krijoi artin”, thekson Tommy Honton.

“Rembrandt ka bërë qindra autoportrete, Albrecht Durer pesë, Van Gogh me dhjetëra. (…) Kush është ndryshimi? Padyshim, teknika artistike dhe dimensioni ndryshe, por në realitet, nëse telefonat celularë dhe aparatet fotografikë do të kishin ekzistuar, të gjithë do të kishin bërë selfie.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: