SHBA

Edhe SHBA ndalon fluturimin mbi hapësirën e saj ajërore avionët “Boeing 737 MAX”. Lajmin e ka dhënë vetë presidenti Trump, i cili lajmëroi se avionët “Boeing 737 MAX -8 dhe -9” nuk do të lëjohen më të fluturojnë.

Njoftimi i rëndësishëm vjen pas aksidentit tragjik në Etiopi, ku avioni tip ‘Boeing 737 MAX 8” u rrëzua me 157 persona në bord. Nga aksidenti tragjik nuk pati asnjë të mbijetuat. Më herët edhe vende të tjera si Britania e Madhe, Australia, Kina, Malajzia dhe Singapuri ndaluan fluturimin e këtyre aeroplanëve mbi hapësirat ajërore.

Gjithashtu ditën e sotme edhe Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar ka vendosur sot të ndalojë fluturimet e avionëve “BOING 737-8 dhe 737-9 MAX” në terriotrin ajror duke iu bashkuar kështu Agjencisë Evropiane të Sigurisë në Operim të Aviacionit (EASA).

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb