Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaron se edhe tre ditë na ndajnë nga dita kur Korça do t’ia besojë ndryshimin zonjës Ledina Alolli.

Meta ka shpërndarë mesazhin e kandidates së koalicionit “Bashkë Fitojmë” Ledina Alolli, teksa thekson se mbështetja e grave, nënave dhe vajzave korçare është vendimtare për fitoren e saj.

“Edhe tre ditë që Korça t’ia besojë Ndryshimin zonjës Ledina Alolli!
Mbështetja e grave, nënave dhe vajzave korçare është vendimtare për Fitoren e saj dhe ato do të jenë krenare për Ndryshimin që do të vijë prej duarve të tyre. Bashkë?Fitojmë!✌️??”, deklaron Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: