TIRANE

Nismës “edhe unë” të aktorit dhe regjisorit Bujar Kapexhiu vijojnë t’i shtohen të tjerë politikanë dhe intelektualë të fushave të ndryshme. Më i fundit është futbollisti i Kombëtares shqiptare, Andi Lila, i cili përmes një postimi në Instagram shkruan edhe ai ka vendosur të bëhet pjesë e nisës “edhe unë”.

“Shqipëria jonë meriton zgjedhje europiane! Shqipëria ka nevojë sot për mua dhe unë jam i vendosur t’i dal zot vendit dhe të ardhmes sonë europiane! Të gjithë bashkë mund t’ia dalim. ??? Unë jam gati!” shkruan Lila në rrjetet sociale.

Nisma ‘Edhe unë’ ka shënuar një numër të madh intelektualësh, që rriten çdo ditë e më shumë, të cilët deklarojnë hapur se nuk duan të marrin pjesë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Pjesë e saj janë bërë shumë politikanë, njerëz të medias, artit dhe fushave të tjera, të cilët kanë shpërndarë në profilet e tyre në rrjetet sociale nismën e Kapexhiut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb