TIRANË

Ylli Manjani ka ironizuar me etiketimet dhe sulmet e bëra nga maxhoranca mbi opozitën shqiptare, ndërsa shprehet se të kërkosh demokracinë, lirinë dhe të drejtat e njeriut në Shqipëri të gjithë të “bëjnë rus’.


Ish-ministri i Drejtësisë në kabinetin Rama thekson se do të vijojë të luftojë me krenari për elementët dhe të drejta e njeriut pavarësisht se çfarë do ta quajnë përfaqësuesit e maxhorancës qeverisëse.


“Në qoftë se të kërkosh DEMOKRACI, LIRITË e TË DREJTAT THEMELORE të bëjnë Rus, atëherë unë jam Rus.


As më plas fare! Më mirë me Demokraci sesa Narko-Klepto-Stabilo-Kakokraci…Mesa di këto të fundit vijnë nga Rusia, por ska problem. Si të dojë le tja verë emrin Kryeministri, zgjedhjen e kam të bërë tashmë!”, shkruan Manjani.

(n.m/BalkanWeb)