Yale University ka përjashtuar të martën një student, i cili ishte pranuar aty falë ryshfetit të paguar nga prindërit e tij.

Universiteti prestigjioz i Nju Hevën, në Konektikat, është i pari që raporton një përjashtim të këtij lloji, në të cilën u akuzuan 50 persona.

Mes tyre trajnerë sportivë, administratorë provimesh për pranimin në universitetet më të njohura amerikane dhe 33 prindër, të cilët u akuzuan se kanë paguar 6,5 milionë dollarë si ryshfet për të garantuar pranimin e fëmijëve të tyre.

Në një deklaratë të postuar në faqen e saj të internetit, drejtoria e Yales tha se ishte informuar për rastin në fjalë, për herë të parë në nëntor.

Prokurori federal i Masaçusetsit, i cili udhëhoqi hetimin, kërkoi më pas informacion për trajnerin e ekipit të futbollit të femrave, Rudy Meredith.

Sipas universitetit, Meredith, i cili u largua nga Yale në nëntor dhe u akuzua për ryshfet, thuhet se ka ofruar rekomandime të rreme për dy kandidatë dhe vetëm njëri prej tyre u pranua në Yale, në janar të vitit 2018.

Sipas padisë kundër Rudy Meredith thuhet se prindërit e studentit kane paguar gjithsej 1,2 milionë dollarë si ryshfet.

Pas hetimeve, Yale vendosi të revokojë pranimin e tij në universitet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb